Mbi 41 mijë persona nuk janë paraqitur ende në sportelet e Departamentit të Pensioneve për të vazhduar pensionin.
Këtë statistikë e dha Skënder Asllani, zëvendësdrejtor i këtij sektori.
Sipas tij, nëse deri të premten nuk paraqiten atëherë më s’do të ketë para për ta.
Por, nëse gjatë këtij afati e kanë pasë të pamundur të duken te këto sportele për shkaqe shëndetësore ose tjera atëherë këtë mund ta bëjnë muajin e ardhshëm dhe të paguhen për dy muajt.