41 pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë

14:48 | 13 Gusht 2020

41 të prekur me koronavirus në gjendje të rëndë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme në vend po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.

Komento: