42 mijë vetura të reja iu shtuan rrugëve të Kosovës, kaq u regjistruan për herë të parë gjatë 2023-tës

08:10 | 03 Janar 2024
42-mije-vetura-te-reja-iu-shtuan-rrugeve-te-kosoves,-kaq-u-regjistruan-per-here-te-pare-gjate-2023-tes
Mbi 42 mijë vetura të reja janë regjistruar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë, gjatë vitit 2023.

Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në nëntor u regjistruan më së shumti vetura, gjithsejt 4 mijë e 446.

Po ashtu, gjatë vitit iu vazhdua regjistrimi 327 mijë e 232 automjeteve.

Teksa, mbi 5 mijë e 200 vetura u riregjistruan në vitin 2023, shkruan lajmi.net.

Ndërsa makina që u çregjistruan gjatë këtij viti ishin 128 mijë e 323 copë.

Më poshtë gjeni të gjitha këto të dhëna, të kategorizuara në 12 muaj.

Komento: