42 vjeҫari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik, doli jashtë orarit të lejuar nga qeveria – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

42 vjeҫari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik, doli jashtë orarit të lejuar nga qeveria

23:41 | 15 Prill 2020

Një 42 vjeҫar shqiptar humb jetën sonte në një aksident tragjik.

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë para dy orësh në Shijak pasi humbi kontrollin e motorrit.

Drejtuesi i motocikletës tip Jamaka 200 kf, Renato Shahini ka humbur kontrollin në rrugën Sulejman Gallaj, në orën 21:00 jashtë orarit të lejuar nga qeveria, duke thyer masat e vendosura prej COVID-19.

Mediat shqiptare shkruajnë se personi me banim në Kodër Shijak ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.

Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Komento: