Një 42 vjeҫar shqiptar humb jetën sonte në një aksident tragjik.
Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë para dy orësh në Shijak pasi humbi kontrollin e motorrit.
Drejtuesi i motocikletës tip Jamaka 200 kf, Renato Shahini ka humbur kontrollin në rrugën Sulejman Gallaj, në orën 21:00 jashtë orarit të lejuar nga qeveria, duke thyer masat e vendosura prej COVID-19.
Mediat shqiptare shkruajnë se personi me banim në Kodër Shijak ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.