42 vjeçari nga Skenderaj humb jetën, pas një aksidenti me traktor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

42 vjeçari nga Skenderaj humb jetën, pas një aksidenti me traktor

21:52 | 29 Janar 2019

Aksidentet me fatalitet kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, ngjarja ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Syriganë të Skenderajt, ndërsa viktima ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën lokale të fshatit Syriganë të Skenderajt. Aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e drejtuesit të traktorit, i cili duke lëvizur prapa me traktor del jashtë rrugës, rrokulliset dhe si pasojë e kësaj drejtuesi i traktorit i moshës rreth 42 vjeçar merr lëndime të rënda dhe si pasojë e lëndimeve ndërron jetë në Spitalin e Rajonal të Pejës”, tha Zahiti për KALLXO.com.

Në anën tjetër përveç viktimës, në traktor gjendej edhe një person tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Komento: