434 raste janë aktualisht aktive me COVID-19 në Kosovë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruat vetëm shtatë raste aktive dhe një vdekje, njofton IKShPK.
Numri total i të vaksinuarve në nivel vendi është 98 mijë e 277.
Raporti i fundit i IKSHPK-së për situatën me koronavirus në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2,117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 434.
Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.