44 ushtarë dërgon Maqedonia e Veriut në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë

18:03 | 01 Nëntor 2020

Maqedonia e Veriut dërgon 44 ushtarë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Maqedonia e Veriut e ka dërguar kontigjentin e parë prej 44 ushtarësh në kuadër të Misionit Paqëruajtës së KFOR-it në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.

“Kontingjenti i parë maqedonas me 44 anëtarë të Ushtrisë sot nga Kazermat Kuzman Josifovski – Pitu në Tetovë, u nis për në Kosovë, ku në gjashtë muajt e ardhshëm ata do të punojnë në komandën kryesore të KFOR-it në Prishtinë dhe do të sigurojnë komandën rajonale KFOR Perëndim. Maqedonia Veriore zë vendin e saj në NATO si një vend që do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan!”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë:

The first Macedonian contingent with 44 members of the Army today from the Kuzman Josifovski – Pitu Barracks in Tetovo, headed to Kosovo, where in the next six months they will work as headquarters in KFOR’s chief command in Pristina and will provide regional command KFOR West.
Northern Macedonia takes its place in NATO as a country that means peace, security and stability in the Balkans!

Komento: