44 vetëm në Prishtinë, ja nga cilat komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

22:23 | 27 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar edhe 96 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK njofton se sot janë testuar 207 mostra nga të cilat 96 kanë dalë pozitive përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 87 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: