45-vjeçari që u ther për vdekje në Itali, është nga ky fshat i Suharekës

12:18 | 13 Tetor 2022

45-vjeçari kosovar që u ther për vdekje pas një sherri me thika në Trevisto të Italisë, është nga fshati Vraniq i Suharekës. Kështu raporton SuharekaOnline.

Viktima me iniciale R.K, ishte goditur disa herë me thikë.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

Sipas informacioneve që ka siguruar SuharekaOnline përleshja kishte ndodhur me disa kosovarë nga fshati Studençan.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë. Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi./SuharekaOnline

Komento: