46 raste të reja trajtohen brenda një jave nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

11:10 | 27 Shkurt 2026
46-raste-te-reja-trajtohen-brenda-nje-jave-nga-zyra-per-mbrojtje-dhe-ndihme-viktimave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se ka trajtuar 46 raste brenda një javë.

“Gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 46 raste të reja”, thuhet në njoftimin e ZMNV-së.

Prej këtyre rasteve, 39 janë raste të dhunës në familje, pesë ë dhunimit, një të vrasjes së rëndë në tentativë dhe një rast i vrasjes në tentativë.

Po ashtu gjashtë kërkesa për Urdhër Mbrojtje janë parashtruar në gjykatë, si dhe 17 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente, kërkesë për Urdhër Mbrojtje Emergjente të Përkohshëm, dy kërkesa për ndryshim të Urdhrit Mbrojtës dhe një kërkesë për ndërprerje të Urdhrit Mbrojtës.

Komento: