46 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:10 | 25 Shtator 2020

Janë konfirmuar 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 46 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 101 pacientë të tjerë kurse një person ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: