Kanë dalur rezultatet për 46 referë e 12 kontroller kosovarë.
Gjatë ditës së shtunë, 46 referë kosovarë së bashku me 12 kontroller të ndeshjeve u janë nënshtuar testit për koronavirus.
KP ka raportuar se të gjithë personat të cilët i janë nënshtruar këtij testi kanë rezultuar negativ.
Kujtojmë që gjatë ditës së shtunë, referët kanë kryer edhe testin fizik, dhe tanimë ata janë gati për tu rikthyer në fushë.
Futbolli në Kosovë do të rikthehet këtë javë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.