46,703 persona me të drejt vote në katër komunat veriore të Kosovës

08:38 | 09 Shkurt 2025
46,703-persona-me-te-drejt-vote-ne-kater-komunat-veriore-te-kosoves


Pas katër viteve, qytetarët e Kosovës sot do t’u drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës për katër vitet e ardhshme.

Në garë janë 11 subjekte politike me 616 kandidatë për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se në listën e votuesve janë të regjistruar 1,970.944 persona.

Ndërsa, sipas KQZ-së, në katër komunat e veriut të Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan, dhe Zubin Potok kanë të drejt vote 46,703 persona.

Mitrovica e Veriut ka numrin më të lartë të votuesve me 18 mijë e 781 persona, pastaj në Leposaviç me 13 mijë e 876 persona të regjistruar, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona.

‘’Në Mitrovicën Veriore janë të regjistruar si votues 18 mijë e 781 persona, në Zveçan janë 7 mijë e 203 persona të regjistruar, në Zubin Potok 6 mijë e 843 persona si dhe në Leposaviq janë 13 mijë e 876 persona të regjistruar për të votuar’’ thuhet nga KQZ.

Komento: