47 vjeҫari nga Peja, i quajtur Rrustë Rexhepaj, ishte raportuar si i zhdukur e tashmë është gjetur i vdekur.
Këtë informacion për Gazetën Express e ka konfirmuar vëllai i tij, Besimi.
Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet. Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset.
Aty e ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin. Që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.
Besimi, vëllai i Rrustës tha se vëllin e kanë gjetur sot të vdekur në parkun e Pejës.
Edhe policia është marrë me zhdukjen e 47 vjeçarit, ata thanë se një person është gjetur sot i vdekur në Pejë.