47-vjeçari këput tre gishta në vendin e tij të punës

18:39 | 06 Dhjetor 2022

Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla.

Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale.

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fabrikë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku një person ka marrë lëndime serioze në vendin e tij të punës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 47-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi që aksidentalisht kishte këputur tre gishta teksa po punonte.

Viktima është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Inspektoratin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Komento: