“48 baza ushtarake në kufi” – Mustafi publikon video të ushtrisë serbe në Luginë

15:33 | 22 Mars 2024
“48-baza-ushtarake-ne-kufi”-–-mustafi-publikon-video-te-ushtrise-serbe-ne-lugine

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se aktualisht në Serbi janë 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar video ku shihen kamionë ushtarak si dhe nje foto ku shihen pikat e bazave ushtarake të Serbisë.

“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të ‘Xhandarmërisë’ ‘forward operating’ përgjatë kufirit.

E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi.

Komento: