Biden viziton varrin e ish-gruas dhe vajzës, 48 vjet pas aksidentit.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka shënuar përvjetor solemn të premten, kur ka vizituar varrin e gruas së tij të parë dhe vajzës, Neilia dhe Naomi.
Ato kishin vdekur 48 vjet më parë në një aksident të tmerrshëm.
78-vjeçari Biden, bashkë me gruan Jill Biden, vizitoi varrezat jashtë Shën Jozefit në Kishën Katolike Romake Brandyëine në Ëilmington, Delaëare, njoftojnë mediat e huaja.
Bashkë me vajzën e tyre Ashley Biden dhe burrin e saj Hoëard Kerin, morën pjesë në meshën e mëngjesit para se të dilnin te varrezat.
Biografia e Bidenit ka në nisje këtë histori të trishtueshme. Më 18 dhjetor të vitit 1972, ndryshoi gjithçka brenda familjes Biden.
Neilia, ish-gruaja e Bidenit, atëkohë 30-vjeçare, po shkonte drejt shtëpisë pas blerjeve për festat e fundvitit që kishin bërë atë ditë me tre fëmijët e tyre. Naomi, 13 muajshe, dhe djemtë Beau 4-vjeç dhe Hunter 3-vjeç, kur kamionçina e familjes u përplas me një rimorkio jashtë Ëilmingtonit. Sipas raportimeve të mediave atë kohë, shumë gjëra brenda kamionçinës fluturuan jashtë. Vet kamionçina ishte shkatërruar tërësisht.
Pak minuta më vonë, Bideni kishte marrë thirrjen për vdekjen e gruas dhe të vajzës.
“Nga toni i thirrjes telefonike, ju e dini se çka ngjarë”, kishte thënë Bideni sapo kishte marrë vesh për aksidentin. “E ndjeva në kockat e mia. Diçka e keqe ndodhi”.
Beau dhe Hunter, djemtë e tyre, i kishin mbijetuar aksidentit porse kishin marrë lëndime të rënda.
Për herë të parë në historinë e Senatit, një senator kishte dhënë betimin jashtë objektit. Kjo ishte bërë për Bidenin që ishte betuar në spital teksa po kujdesej për të bijtë e tij të aksidentuar.
Pesë vjet pas aksidentit, Bideni është martuar me Jill Jacobs, me profesion të atëhershëm mësuese, tash Zonja e Parë.