489 numri i të vdekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë

21:07 | 24 Mars 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë ka qenë 489.

Ndërkohë i lartë është dhe numri i të infektuarve që ka shënuar 4560 raste në 24 orët e fundit.

Gjendja rëndohet edhe në Francë ku numri i të vdekurve ka shkuar në 1100.

Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 240 viktima ndërkohë që numri i të infektuarve brenda kësaj periudhe është 2448.

Komento: