49 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

49 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

12:22 | 25 Qershor 2022

Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19, Ministria publikon raportin 24-orësh

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 25 qytetarë.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në 213.

Njoftimi i plotë i MSh’së:

25 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Në total numri i rasteve aktive është 213.

Komento: