
Numër më i vogël është i kërkesave për fletëkalime është në një komunë tjetër të Kosovës.
Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega ka thënë për Front Online se janë 5 nxënës që kanë kërkuar leje për të ikur jashtë vendit.
“Nuk e kemi asnjë që kanë kërku me dalë jashtë vendit, domethënë zyrtarisht nuk kemi. Kemi vetëm që kanë kërkuar leje për një ose dy muaj, janë 4-5 raste që kanë kërkuar leje në gjysëmvjetorin e dytë. Nuk e dimë a kthehen a jo, kanë shkuar për festa, nuk ka deklarim prej anës së tyre”, ka thënë ai për Front Online.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.
Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.
Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen./Front Online