5 mësimdhënës rezultojnë pozitiv me koronavirus, mbyllet edhe një shkollë në kryeqytet

15:54 | 20 Nëntor 2020

Ëstë mbyllur nja shkollë në Prishtinë.

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Asim Vokshi” në Prishtinë, nga sot do ta vijojnë mësimin në formë online.

Mësimi nga distanca ka filluar pasi 5 mësimdhënës të kësaj shkolla janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Përmes një njoftimi të shkollës është bërë e ditur se është marrë vendimi që shkolla të kaloj në skenarin C.

“Pas konfirmimit nga IKSHPK se ne shkollën tone kane rezultuar 5 mësimdhënës pozitiv me Covid 19, dje është marre vendimi qe shkolla te kaloj ne skenarin C-mësim online për 14 dite”, thuhet në njoftim.

Komento: