5 mijë euro për familjen e policit që humbi jetën, ja kush e bëri këtë

18:50 | 28 Dhjetor 2018

Janë ndarë 5 mijë euro për familjen e policit i cili humbi jetën dje pas ngjarjes tragjike në Istog.

E këtë e ka bërë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

Lajmi për humbjen e policit Demaj, i cili deri në momentet e fundit të jetës tentoi të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre ka tronditur tej mase Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, pronarët, menaxherët, por edhe punëtorët e industrisë që ne përfaqësojmë.

“Humbja e policit Izet Demaj duke luftuar me krimin, përfundimisht tregon përkushtimin dhe devotshmërinë e tij të madh që ka pasur ndaj vendit dhe popullit të vet. Prandaj polici Demaj do të mbahet mend gjithmonë, pasi që ka flijuar vetën në mbrojtje të qytetarëve”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës shpreh ngushëllimet më thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Komento: