5 mostra u morën sot në Kamenicë, të gjitha rezultuan negative

23:48 | 16 Maj 2020

Sot nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus në Kamenicë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se 5 mostrat e marra nga IKSHPK kanë rezultuar negativ.

Kastrati tha se këtë javë për komunën e tyre ka lajme shumë të mira rreth situatës me pandeminë Covid-19.

“Kjo javë po na shkon me shumë punë e lajme të mira. Nga pesë (5) mostrat e marra nga Instituti i Shëndetësisë Publike, të gjitha kanë rezultuar negative. Është shumë me rëndësi që nuk kemi vatra të reja të infeksionit, kurse për pesë rastet e mbetura aktive uroj të shërohen së shpejti”, ka shkruar Kastrati.

Deri tani në Kamenicë janë shënuar gjithsej 41 raste me Covid-19.

Komento: