
Sot janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri njofton se sot janë marrë pesë mostra në Vushtrri dhe të gjitha kanë dalë negative, përcjell ORAinfo/
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për Vushtrrinë
Asnjë rast pozitiv me Covid 19 sot në qytetin tonë, kishim 5 testime. Pra është përmbyllur cikli i infektimeve të rasteve të shfaqura në Studime të Epërme. Të gjitha kontaktet e tyre tashmë janë testuar.
Nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave. Ju ftoj qytetarë të dashur që me disciplinë e kujdes maksimal të mbrohemi nga ky armik i padukshëm.
I juaji
Xhafer Tahiri./ORAinfo/