Aksident në Penuh të Podujevës, lëndohen 5 persona.
Në fshatin Penuh të Podujevës, ka ndodhur një aksident automobilistik në mes dy veturave.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:34, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Policia ka dal dhe është marrë me aksidentin, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.