5 raste të dhunës në familje veç dje në rajonin e Prishtinës

10:26 | 02 Qershor 2025
5-raste-te-dhunes-ne-familje-vec-dje-ne-rajonin-e-prishtines

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur dje në rajonin e Prishinës, shkruan Periskopi.

Njoftimi i plotë:

 

 

Prishtinë 01.06.2025-09:00. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Graqanicë 01.06.2025-14:40. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj ankuesit mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

 

 

Prishtinë 01.06.2025-18:10. Raportohet se dy të dyshuar (një femër dhe një mashkull) kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar , ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 01.06.2025-22:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas i dyshuari mashkull kosovar është goditur nga e dyshuara tjetër kosovare. Si pasojë viktima dhe dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje.

Prishtinë 01.06.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Komento: