5 raste të dhunës në familje- viktima gratë, të dyshuarit burra

09:38 | 24 Dhjetor 2023
5-raste-te-dhunes-ne-familje-viktima-grate,-te-dyshuarit-burra

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici, 4 prej të cilave kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës e një në Gjakovë.

Policia ka dhënë detaje për secilin rast, ku vërehet se viktima janë gratë e të dyshuarit janë burra.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.

“Prishtinë 23.12.2023-10:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.”

Komento: