5 rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

20:16 | 04 Qershor 2020

Ka shkuar në 1,147 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 294 mostra të dyshimta, nga të cilat 5 kanë rezultuar positive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Ndërkaq IKSHPK njofton se sot kanë shëruar edhe tre pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 874./ORAinfo/

Komento: