5 të arrestuar në Gjakovë për gjueti të paligjshme, iu sekuestrohen armë e fishekë

09:26 | 29 Nëntor 2025
5 të arrestuar në Gjakovë për gjueti të paligjshme, iu sekuestrohen armë e fishekë

Pesë burra janë arrestuar pasi dyshohen se kishin dalë për gjueti në mënyrë të kundërligjshme, duke vrarë një derr, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjuetie, tri radiolidhje, një thikë dhe 49 fishekë të kalibrit të ndryshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

Komento: