5 të vdekur, e 153 raste të reja me koronavirus brenda ditës në Shqipëri

16:56 | 19 Shtator 2020

Rëndohet situata me koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste të reja me koronavirus.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,

Po ashtu, Ministria bëri me dije se me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Komento: