500 mijë euro huq do i çojnë zgjedhjet e reja në Veri

21:18 | 04 Qershor 2023

Zgjedhjet e reja çojnë huq 500 mijë euro

500 mijë euro u harxhuan për zgjedhjet që nuk prodhuan zgjidhje.

Votimet për kryetar të 4 komunave veriore, ndërkombëtarët po kërkojnë të përsëriten pasi si të tilla ku u fituan nga shqiptarët, sollën veç protesta e tensione.

Monitoruesit e shoqërisë civile duan që të mos përsëritet 23 prilli ku veç parave shteti humb edhe në përmbajte. Për shpenzime të keqplanifikuara, qeverinë po e akuzon një deputete opozitare nga Komisioni për Mbikqyrjen e Financave Publike.

E nga dalja e ulët në zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, joqeveritari Jashari shton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet marrë mësim. Për të evituar shpenzimet dhe tensionimin e situatës, u pati kërkuar që edhe zgjedhjet e 23 prillit të shtyhen.

Komento: