Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se VV’ja me mendësinë ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra, e që sipas tij, kjo është arsyeja pse duhet të bëheni pjesë e ndryshimit të madh me LDK’në.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se takimet mobilizuese janë zhvilluar sot në shtabet zgjedhore të LDK’së në Zhegër, Lladovë, Shurdhan, Demiraj, Haxhaj, Nasalë, Llashticë, Muçibabë, Livoç të Ulët, Cernicë, Gumishtë, Vrapçiq e Kravaricë.
Për mirëqenien e qytetarëve të Gjilanit e Anamoravës, për projektet e mëdha e zhvillimore. Jemi bërë bashkë sepse LDK nuk i takon funksionarëve, por veprimtarëve e qytetarëve. Faleminderit deri në përulje për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkroi Haziri.