52 aksidente trafiku në Kosovë për 24 orë, 14 me të lënduar

15:31 | 16 Shtator 2023
52-aksidente-trafiku-ne-kosove-per-24-ore,-14-me-te-lenduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku.

Prej tyre 14 me të lënduar, e 38 me dëme materiale.

Kurse, janë shqiptuar 2070 tiketa trafiku për mosrepsektim të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj kohe, janë arrestuar për vepra të ndryshme 25 persona të dyshuar.

Nga ta 19 janë dërguar në mbajtje, një ën vuajtje të dënimit, kurse të tjerët janë liruar./Front Online

 

Komento: