
Janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se sot janë testuar 302 mostra, nga të cilat 52 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 39 pacientë të tjerë./ORAinfo/