53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për gjashtë ditë

12:56 | 04 Korrik 2025
53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për gjashtë ditë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave e Kryeprokurorit të Shtetit ka trajtuar 53 raste për periudhën njëjavore 27.06.2025 – 04.07.2025.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se mbrojtësit e viktimave i trajtuan 49 raste për dhunë në familje, një rast për dhunim, një rast për sulm seksual, një rast për vrasje, dhe një keqtrajtim ose braktisje të fëmijës.

Ndër tjera, u potencua edhe puna në aspektet tjera raste:9 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 14 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente, 2 kërkesa për ndërprerje të UM-it nga pala; 19 aktvendime të aprovuara, 75 seanca gjyqësore, 12 seanca në prokurori, 69 këshilla juridike, 19 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues, 1 aktgjykim refuzues, 2 referime të rasteve në QPS, 2 përfaqësime të rastit në polici, përfaqësim të rastit në strehimore.

Komento: