53 vjeçari goditet për vdekje nga vetura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

53 vjeçari goditet për vdekje nga vetura

15:53 | 01 Shkurt 2020

Aksident në Bulqizë.

Pasditen e së premtes 53-vjeçari Murat Duriçi humbi jetën në Bulqizë i goditur nga një automjet.

Viktima po ecte në këmbë përgjatë aksit rrugor kur është goditur nga një automjet. Drejtuesi i mjetit e ka lënë të aksidentuarin në rrugë pa i dhënë ndihmë dhe ishin kalimtarët ata që e transportuan në spital, por dëmtimet ishin të rënda dhe 53 vjeçari nuk mbijetoi dot.

Drejtuesi i mjetit është prangosur. Ndërkohë banorët e Bulqizës shprehen se ky segment rrugor bëhet i rrezikshëm për ta.

Banoret të cilët jetojnë në afërsi të kësaj rruge tregojnë se aksidentet kanë qenë të shpeshta jo vetëm në njerëz, por edhe në bagëti për shkak se në rrugë lëvizet me shumë shpejtësi. /Tch/

Komento: