Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu familjar, para disa ditësh, kishte shtënë me armë zjarri.
“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”, njofton policia.
Lidhur me rastin, policia informon se me vendim të prokurorit të shtetit personi në fjalë është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë).
Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, përfundon policia.