539 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

15:32 | 30 Nëntor 2020

Janë konfirmuar 11 raste të vdekjes dhe 539 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 539 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 574 pacientë kurse 11 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: