54 pacientë me Koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

54 pacientë me Koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

08:38 | 13 Korrik 2020

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 54 pacientë me COVID-19, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 54 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga këta pacientë 15 janë në Oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, dhe një është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 47 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 210 operacione.

13 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. .

410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza”, thuhet në njoftim.

Komento: