56 persona persona humbën jetën nga gripi sezonal

21:54 | 16 Shkurt 2019

56 persona kanë humbur jetën nga gripi sezonal

Kjo është bërë e ditur nga Qendra e Greqisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO).

Një javë më parë, numri i viktimave qëndronte në 39.

Në deklaratën e fundit të shtypit, ekspertët grekë ritheksuan rëndësinë e vaksinimit për njerëzit që i përkasin segmenteve të popullsisë në rrezik më të lartë të ndërlikimeve.

Në deklaratë thuhet se tetë nga dhjetë prej atyre që humbën jetën deri më tani nuk u vaksinuan, megjithëse kishin probleme shëndetësore të mëparshme.

Epidemiologët KEELPNO presin që sezoni i gripit në Greqi të përfundojë në prill.

Gjatë sezonit të gripit në vitit 2017-2018 KEELPNO ka regjistruar 42 viktima, 108 në sezonin dimëror të viteve 2016-2017.

Komento: