56 viktima dhe 6 mijë raste të reja me koronavirus në Serbi

16:54 | 07 December 2020

Mbi 6 mijë raste të reja dhe 56 viktima nga COVID-19 në Serbi.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Serbi po vazhdon të jetë i lartë.

Serbia ka regjistruar 56 vdekje të reja nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 6 mijë e 557 persona, nga rreth 15 mijë testimet e kryera.

Aktualisht, siç raportojnë mediat serbe, mbi 8 mijë pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në spitale.

Që nga fillimi i pandemisë, Serbia ka regjistruar dy mijë e pesë vdekje.

Numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19 kanë pasur edhe shtetet tjera.

Zvicra në tre ditët e fundit ka regjistruar rreth 10 mijë raste të reja me këtë virus.

Ndërsa, deri tani mbi 1.5 milionë kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

Komento: