56 vjeҫarja kosovare u gjet e vdekur në dhomën e fjetjes, dalin detaje rreth rastit

08:29 | 18 September 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Francë.

Të martën në mëngjes, rrethi i Strasbourg-ut është shokuar nga një ngjarje tragjike.

Një 58-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete nga burri i saj, që u kthye nga puna.

Ai e kishte gjetur në shtrat, derisa gruaja shqiptare ishte goditur disa herë me mjet të ftohtë, përcjell albinfo.ch.

Mediat franceze i kanë kushtuar mjaft shkrime kësaj ngjarjeje.

Sipas tyre, ngjarja tragjike ndodhi në një banesë sociale Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë se trupi ishte goditur disa herë më mjet të ftohtë, por vetëm autopsia do të tregojë nëse vdekja është si pasojë e goditjeve.

Burri i saj është i shokuar dhe kur të qetësohet, do të intervistohet, ashtu si edhe banorët e tjerë dhe fqinjët.

Hetimi ka filluar menjëherë, është duke u kërkuar mjeti me të cilin është kryer vepra.

Gjithashtu edhe kamerat CCTV janë duke u analizuar.

Raportohet se gruaja ishte e lindur në vitin 1961 dhe vetëm hetimi më vonë do të tregojë se çfarë ka ndodhur.

Komento: