56-vjeçari shqiptar privon nga jeta bashkëshorten me sopatë, dalin detaje rreth rastit

15:56 | 25 June 2019

Ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës, ku raportohet se një 56-vjeçar i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, duke e goditur me sopatë.

Mësohet se ka qenë ora 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, ku pas një konflikti në familje dyshohet se 56-vjeçari L. S., ka goditur me nje sopatë bashkëshorten e tij 44 vjeçare, e i cila mbart po të njëjtat iniciale, L.S.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30 ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me pransofjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Komento: