56-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Ibër

10:12 | 23 Qershor 2023

U nxor e vdekur nga liqeni akumulues, 56-vjeçarja dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Ibër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 56-vjeçarja që u nxorr e vdekur dje nga liqeni akumulues i lumit Ibër dyshohet se ka rënë aksidentalisht aty, shkruan Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Mitrovicë 22.06.2023 – 07:26. Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se aksidentalisht ka rënë në lumin Ibër.

Ekipi i zjarrfikësve viktimën e ka nxjerrë nga lumi pa shenja jete, nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Komento: