58-vjeçari nga Kosova vdes në Zvicër pas lëndimeve në ndërtimtari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

58-vjeçari nga Kosova vdes në Zvicër pas lëndimeve në ndërtimtari

20:30 | 06 Qershor 2019

Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor kosovar i ndërtimit.

Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58 vjeçare, i cili është rrëzuar nga lartësia prej tri metrash, shkruan blick.ch.

Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aksidentit, kosovari ka vdekur në vendin ku është aksidentuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda koke.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!