584 pacientë të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:17 | 27 Nëntor 2020

764 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Pos këtyre rasteve, janë shëruar edhe 584 pacientë, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 13.543./ORAinfo/

Komento: