I dërgoi mijëra euro vajzës së bukur që njohu në internet, 59-vjeçari habitet nga ajo që zbulon.
Një 59-vjeçar është “kërdisur” nga lekët nga një vajzë që ai njohu në internet.
Dave Hazel ra në dashuri me një vajzë të quajtur ‘Linda Smith‘, të cilën ai e njohu përmes një aplikacioni për njohje të reja në vitin 2012.
Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre po ecte mirë dhe Dave po shpresonte që edhe të martohej me të dashurën e tij virtuale.
Gjatë kësaj kohe ai i kishte dërguar “Lindës” edhe rreth 17,000 euro të cilat ajo ia kërkoi pak e nga pak si formë ndihme për t’u shpërngulur në Angli.
Por, duke qenë se kërkesat financiare të vajzës po rriteshin, 59-vjeçari arriti më në fund të kuptonte se e dashura e tij nga Kanadaja në fakt ishte nga Afrika.
Hazel nuk e kishte takuar kurrë të dashurën e tij por, ai kishte folur me të në telefon dhe ishte i bindur se ajo do të shpërngulej nga Kanadaja për të ardhur në Angli ku do të jetonin bashkë.