6 gra shtatzëna me koronavirus në Gjinekologji

09:46 | 20 Janar 2022

Gjashtë gra shtatzëna me koronavirus në Gjinekologji.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, ka thënë se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara 6 paciente me Covid-19.

Ismaili tha se për momentin janë 251 paciente shtatzëna, ndërsa pjesa tjetër janë raste gjinekologjike.

“Në Klinikë e Gjinekologjisë janë të hospitalizuar 6 paciente të verifikuara covid pozitiv. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kemi raste të vdekjeve. Mbetet të verifikohen nëse ka me variantin Omicron. Situata është stabile. Për momentin i kemi 251 paciente të hospitalizuara një pjesë e tyre janë shtatzëna, pjesa tjetër raste gjinekologjike”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Pas rritjes së rasteve nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.

Komento: