Te Shkëndija dhe Renova 6 futbollistë kanë rezultuar të prekur me koronavirus.
Sportmedia maqedonase ka bërë të ditur se te skuadra e Shkëndijës dhe Renovës janë testuar pozitivisht për koronavirus 6 persona.
Medies në fjalë njoftimin ia ka konfirmuar Sindikata e futbollistëve, ndërsa detajet tjera nuk janë bërë të ditura ende.
Sipas asaj që është mësuar deri më tani, është bërë e ditur se te Shkëndija janë dy raste, ndërsa te Renova 4 të infektuar.
Shkëndija është kampione aktuale e Maqedonisë, derisa aty aktivizohen disa futbollistë shqiptarë.